Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Kujdes kur blini prona”/ Artan Lame: Si të kuptoni që certifikata e pronësisë është origjinale

12:42 / November 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan lame
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Kadastrës, Artan Lame  ka njoftuar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm me certifikatat e pronësisë, duke i paralajmëruar se “jo çdo copë letre është origjinale”.

Lame u shpreh se në certifikatë mund të skanojnë kodin QR që i dërgon menjëherë tek dokumenti origjinal, ndërsa u kërkoi që për të gjitha veprimet që lidhen me pronën e tyre t’i drejtohen avokatit dhe noterit të besuar.

 “Ka disa elementë sigurie në certifikatën origjinale që fillojnë nga kodi QR që mund të skanohet qoftë nga qytetari, qoftë nga noteri për tu verifikuar, të çon menjëherë në dokumentin origjinal, ka firmën e drejtorit, vulën, ka disa elementë të cilat sistemi i kap menjëherë nëse dokumenti i ofruar është i falsifikuar. Gjej rastin që ti bëj thirrje qytetarëve të ndershëm që të tregojnë kujdes kur blejnë prona, apo kryejnë veprime me pronat e tyre. Jo çdo copë letre që merrni në dorë nga lloj lloj xhambazësh është certifikatë pronësie. në të gjitha rastet kur duhet të bëni veprimet të tilla me pronën tuaj drejtohuni avokatit të besuar, noterit tuaj të besuar sepse ata janë personat që mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe kanë mundësi të verifikojnë çdo lloj dokumentacioni dhe mbi të gjitha aplikoni pranë zyrave të Kadastrës për të kërkuar informacion paraprak për veprimet që doni të bëni me pronën sepse informacioni që merrni nga ne është më i sigurti. Të gjitha rastet që kemi verifikuar deri tani do të denoncohen emër për emër në Prokurorinë përkatëse sepse nuk janë vetëm të Tiranës. Personat që i kanë bërë do të duhet të përgjigjen për veprimet e tyre”, tha Lame.

Artan Lame kadastra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.