Përpara se të bëni hapin e madh për tu fejuar me partnerin tuaj, mendohuni mirë. Ju do të filoni një jetë të re dhe nuk do të mund të ktheheni më mbrapa.
Në fakt, janë disa biseda kryesore që duhet të bëni para se të fejoheni apo të zyrtarizoni lidhjen tuaj.
-Doni të keni apo jo fëmijë?
Me siguri që edhe partneri juaj dëshiron të bëhet prind. Por sa i hapur mund të jetë ai ndaj problemeve që mund të vijnë me kohën? Ndonjë shtatzëni e pamundur dhe adoptimi? Do të ishte i gatshëm ai që t’i pranonte?
-Si do t’i menaxhoni financat tuaja?
Ndër shkkaqet kryesore të divorcit janë edhe menaxhimi i financave. Mos e shmangni këtë bisedë. Duhet të vendosni se si do të menaxhoni të ardhurat e përbashkëta.
-Karriera në të ardhmen.
Nëse jeni të dhënë pas karrierës tuaj, duhet të siguroheni se edhe partneri juaj është. Dëshironi që bashkëshorti juaj i ardhshëm të mos qëndrojë shumë gjatë në punë dhe të trajtojë me detaje situatat me të cilat përballet familja? Kujdes, diskutojeni edhe këtë.
-Besimi fetar.
Nëse tek familjarët tuaj, feja ka ndikim të hollësishëm, bëni mirë që të ndani situatat. Bashkëshortët e ardhshëm duhet të festojnë secilën festë të secilit besim fetar.