Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kujdes në mëngjes me këto 3 lloj ushqimesh, shkaktojnë fryrje në stomak

22:26 / January 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto ushqimet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Problemet me tretjen dhe fryrja e stomakut janë me të vërtetë të parehatshme e shpesh plot dhimbje.

Prandaj ushqimet që përzgjidhni në mëngjes mund të shkaktojnë fryrje apo probleme me tretjen dhe për këtë arsye duhet të jeni të vëmendshëm ndaj:

Ushqimet e pasura me fibër

Fibra është shumë e rëndësishme për tretjen por nëse ajo merret në sasi tepër të mëdha në një vakt të vetëm do të shkaktojë padyshim probleme me tretjen dhe fryrje.

Trupi duhet përgatitur ngadalë që të jetë në gjendje të përballojë volumin e fibrës së tretshme.

Ushqimet me sasi të lartë fibre duhen përfshirë në regjimin tuaj ushqimor në mënyrë të ngadaltë dhe duhen pasuar gjithnjë me më shumë ujë.

Ushqimet e ëmbëlsuara artificialisht

Sipas agroweb.org, stomakut nuk i pëlqejnë ëmbëlsuesit artificialë sepse ndikojnë tek mikrobioma.

Konsumi i tepruar i këtyre sheqernave mund të shkaktojë fryrje por edhe diare.

Lëngjet natyrale

Nëse jeni dashamirës i nisjes së ditës me lëngje frutash, perimesh apo mikse, tregoni kujdes.

Lëngjet, përfshirë këtu edhe atë të selinosë, nuk përshtaten mjaft mirë me stomakun dhe mund të shkaktojnë fryrje dhe probleme me tretjen.

Kjo ndodh sepse gjatë shtrydhjes, fibra në fruta dhe perime eliminohet dhe ajo që mbetet janë sheqernat.

Në vend të lëngjeve të thjeshta, përpiquni të kombinoni lëngjet e frutave me të perimeve duke i përzier në mikser e duke i pasuruar me fara të shëndetshme dhe kos.

Një këshillë e fundit, por jo për nga rëndësia, është që të mos hiqni kurrë dorë nga mëngjesi sepse edhe mungesa e tij shkakton fryrje në stomak.

ushqime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat

22:00 / February 25, 2026

Ushqimet që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

10:46 / November 9, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, Suedia përgatitet. Nis grumbullimin e rezervave ushqimore

13:01 / October 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.