Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kujdes! Nga sot titujt akademikë do të kontrollohen për plagjiaturë

19:22 / December 28, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
universitet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë për verifikimin e titujve akademikë. Sipas vendimit të marrë nga qeveria “Rama”,  do të ngrihet komisioni i posaçëm për të realizuar këtë proces.

“Krijimin e arkivit digjital të doktoraturave në Republikën e Shqipërisë, pranë Ministrisë Përgjegjëse për Arsimin. Institucionet e Arsimit të Lartë si dhe çdo institucion tjetër shtetëror që disponon kopje origjinale të disertacioneve kanë detyrimin që brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të depozitojnë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin kopje të njehsuar me origjinalin si dhe materialin në formë elektronike. Ministria përgjegjëse për arsimin kryen kontrollin digjital antiplagjiaturë nëpërmjet një softueri për kontroll automatik si dhe programe apo pajisje të tjera. Ministria përgjegjëse për arsimin i përcjell institucioneve të arsimit të lartë rezultatet e gjetjeve nga kontrolli antiplagjiaturë, mbi bazën e të cilave do të bëhet rivlerësimi mbi gradën shkencore të dyshuar si plagjiaturë”, thuhet në vendimin e qeverisë. Ndërkaq, institucioni i arsimit të lartë, brenda 90 ditëve nga vënia në dispozicion të gjetjeve të kontrollit antiplagjiaturë i njofton ministrisë përgjegjëse për arsimin vendimin e rivlerësimit përfundimtar për çdo gradë shkencore të shqyrtuar.  

Për të ruajtur edhe figurën e pastër të pedagogut dhe etikën, qeveria ka vendosur rregulla strikte edhe për këtë pjesë. Kodi i Etikës synon të ruajë, të garantojë dhe të mbrojë pastërtinë dhe integritetin akademik, profesional, institucional dhe moral të veprimtarisë akademike e kërkimore- shkencore në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me standardet ndërkombëtare bashkëkohore të veprimtarisë akademike dhe të kërkimit shkencor”. / Tirananews.al

kodi etikes Universitet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nis edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, opinionistë të rinj, banorë të parë dhe surpriza në spektakël

22:39 / November 17, 2025

Situata me motin e keq në Shkodër, Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave Civile

21:39 / November 17, 2025

Përfundon Unaza e Poshtme e qytetit të Burrelit, gati të hapet për qarkullimin e automjeteve

21:20 / November 17, 2025

Taulant Balla: Berisha ia doli ta fundosë PD në shoqatë!

20:20 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.