Një ndër femrat më të bukura shqiptare Adrola Dushi është tashmë dhe një nga modelet më të njohura, që famën e saj po e zgjeron edhe jashtë kufijve.
Prej ditësh modelja ndodhet në Shqipëri dhe ka ndarë me ndjekësit një foto në Instagram ku shihet me dy prindërit e saj. Krahas fotos ajo ka bërë një dedikim emocionues që ka prekur fansat.
“Në ditët me të errëta, kur ndjehem e papërshtatshme, e pavlerë dhe jo e dashur. E kujtoj e bija e kujt jam dhe e drejtoj kurorën time”
Nga fotoja kuptojmë se bukuroshja ka marrë nga bukuria e të dy prindërve dhe kjo duhet ta bëjë dyfish krenare atë.