Ish ministri Ylli Manjani ka bërë një deklaratë të fortë ndaj vëmendjës mediatike për deklaratat e Ambasadës Amerikane.” Kujt i plasi mor aman se ç’thotë Ambasada Amerikane! Të thotë more ç’të dojë!Vendi duhet bërë gati për tu ulur në tryezë me Europën. Ky është objektivi”, shkruan Manjani.
Postimi i Manjanit
Sinqerisht nuk e kuptoj këtë super vemendjen mediatike se “çfarë po thotë ambasada amerikane”?!
Duam të negociojmë me Europën dhe presim ça do thotë Amerika?! Në cilën bythë rri kjo llogjikë kjo?!
BE po na thotë troç, çdo ditë e më qartë që jemi larg nga tryeza me ta. Këto ditë madje jemi larguar edhe më shumë.
Kujt i plasi mor aman se ç’thotë Ambasada Amerikane! Të thotë more ç’të dojë!
Vendi duhet bërë gati për tu ulur në tryezë me Europën. Ky është objektivi.
Për ta arritur këtë objektiv nuk do marrim leksione nga ambasada e një vendi jo Europian.
Është kaq e thjeshtë.