Elvana Gjata është përfolur gjatë për pjesëmarrjen e saj në festivalin e fundvitit, majde si pretendente për të fituar e për të përfaqësuar vendin në Eurosong.
Këtë të hënë është publikuar dhe kënga pjesëmarrëse, e titulluar “Me Tana” dhe këngëtarja është kujdesur vetë për detajet e këngës, tekstin dhe muzikën.
Ndërkohë po sot janë publikuar dhe këngët pjesëmarrëse në RTSH të Arilenës, Albërije Hadërgjonajt, Eli Fara dhe Stresi, Robert Berisha etj.
