Kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi është betuar ditën e sotme në Kuvend, pasi pranoi të merrte mandatin e deputetit.
Ky i fundit prej kohësh është një emër i lakuar në media, ndërsa ditën e sotme ajo që tërhoqi vëmendje ishte veshja e tij.
Gjuzi kishte vendosur papion me ngjyrë të kuqe dhe jo kravatë, ashtu sikurse vishen zakonisht politikanët në Kuvend.
Kujtojmë se Gjuzi, ish aleat i Bashës vazhdimisht ka deklaruar se pranoi mandatin për t’u përballur në Kuvend me ‘Rilindjen’.