Gjatë kohës që fliste për procesin integrues të Shqipërisë dhe situatën politike në vend, kryeministrin Edi Rama e ka ndërprerë duke folur nga vendi Kujtim Gjuzi, deputeti i opozitës. Përgjigja e Ramës shkaktoi ilaritet në sallë teksa Gjuzi vijonte të fliste ende.
“Për ata që nuk e kanë zërin e sallës kam nderin të ndërpritem nga lartmadhënia e tij Kujtim Gjuzi i Parë. Mos më ndërprit dhe reflekto edukatën monarkike që është shprehja më e lartë e përpjekjes së njeriut për të respektuar njeriun, mos më ndërprit. Progres i madh është bërë nga flamuri pa shkop te Gjuzi i parë, jemi progres. Janë ndërprerje që sidoqoftë i japin ndryshe nga ndërprerjet e shkopit pa flamur”, tha Rama.
Gjuzi prej kohësh kërkon largimin e Ramës, teksa në një emision televiziv u shpreh se ka qenë rrobaqepës dhe i ka qepur pantallonat Ramës, derisa mësoi ti qepte vetë.