Moti i keq me reshje të shumta të dëborës ka përfshirë edhe verilindjen e vendit. Mësohet se trashësia e dëborës varion nga 5 -30 cm në zonat malore duke shkaktuar jo pak probleme në qarkullim.
Rrugët nacionale janë të qarkullueshme e pa probleme. Po ashtu edhe Rruga e Kombit është e qarkullueshme në të gjithë gjatësinë e saj. Kompanitë sipërmarrëse me mjetet borëpastruese po bëjnë trajtimin e tyre me kripe për të shmangur ngricat.
Por probleme shfaqen në disa akse të rrugëve rurale në Njësitë Administrative Zapod, Shishtavec, Topojan, Bushtricë, Kalis, Margegaj, Tropoje e Vjetër, Lekbibaj . Mbetet e bllokuar Njësia Administrative Arren e bashkise Kukës. Here pas here ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa po punohet nga grupet e punës të OSHEE.
