Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

“Kukës International Airport”, cilat janë dy kompanitë koncesionare…

22:19 / February 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aeroporti i Kukesit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 

Brenda pranverës së këtij viti pritet të nisin punimet për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit nga kompanitë koncesionare fituese. Burime nga Ministria  e Infrastrukturës dhe Energjisë bëjnë të ditur se pas shpalljes së fituesve tashme ka nisur procesi i negocimit midis Kompanive dhe Ministrisë përkatëse. Negociatat po ecin me ritme të shpejta dhe brenda muajit Mars pritet të mbyllen për t’i hapur më pas rrugë punimeve në terren.

Dy kompanitë që fituan të drejtën e koncesionit për Aeroportin e Kukësit për një periudhë 35-vjeçare janë “Global Technical Mechanics” dhe “Bami sh.p.k”, ku i pari zotëron 30 për qind të aksioneve dhe i dyti 70 për qind. Tashmë shoqëritë janë regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me emrin “Kukës International Airport”. Konkretisht Investimi parashikon rehabilitimin dhe operimin e Aeroportit të Kukësit, duke bërë zgjerimin e pistës së aeroportit, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, zgjerimin e zonës së parkingut etj.

Synimi është që ky aeroport të ofrojë shërbime ‘low cost’  duke qenë se për nga infrastruktura, ai i përshtatet modelit të biznesit të linjave ajrore me kosto të ulët. Zona e aeroportit  pritet të zgjerohet me afro 66.000 m2, ndërsa  terminali i pasagjerëve pritet të bëhet afro 3.800 m 2 nga 600 m2 që është aktualisht.

Aeroporti kompanitë kukesit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Në 2027-ën buxheti i Ministrisë së Bujqësisë shkon 180 mln €! Do vijojë kompensimi i TVSH me 10% për fermerët, jepen 32 mln €

18:03 / October 10, 2026

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës

10:53 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.