Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Lëvizte i armatosur me armë zjarri automatik si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një tjetër armë zjarri , arrestohet në flagrancë 23- vjeçari.
Sekuestrohen dy armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë), dhe automjeti me të cilin lëvizte i armatosur 23 vjeçari. 23 vjeçari, banues në fshatin Shishtavec akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit. Ndërkohë në pranga kanë rënë dhe shokët e tij 23 vjecar të dy banues në fshatin Shishtavec,të akuzuar për moskallëzim krimi.