Brenda 45 ditëve në bashkinë e Kukësit duhet të bëhen zgjedhje të pjesshme pas vakancës së krijuar nga shkarkimi i kryetarit Safet Gjici.
Gjici u shkarkua një ditë më parë (16 qershor) nga Këshilli i Ministrave për shkak të përfshirjes së tij në një skandal seksual në zyrën e bashkisë Kukës. Skandali u zbulua pasiu shpërnda me shpejtësi videoja erotike përmes whatsapp.
Sipas nenit 10 të Kodit Zgjedhor, në rast të ndërprerjes së mandatit, zgjedhjet e reja mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit, që në këtë rast u bë në 16 qershor.
