Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Kukësi konfirmon Cungun pavarësisht se Partizani është shkëputur

18:35 / February 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cungu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kukësi e ka vendosur. Armando Cungu qëndron, një lajm që në fakt nuk duhet të përbënte lajm. Ka mjaftuar një humbje me Tiranën për të nisur thashethemnajën në lidhje me mundësinë e largimit të trajnerit, shembull i qartë i mungesës së durimit në futbollin shqiptar, qoftë ky edhe në aspektin mediatik. Një humbje padyshim që rëndon, sidomos kur je në një garë frenetike me Partizanin që nuk di të ndalet, por vënia në diskutim e trajnerit në këtë moment është vërtet e tepërt. Mjafton të shohësh kronikën e ndeshjes, Melo që gjuan me portën bosh pa mundur ta çojë në rrjetë, Shkurtaj që nuk gjuan dot si duhet në një rast të volitshëm, Shametit që për këtë herë nuk i shndrit ylli i sulmuesit, apo edhe Valdet Rama që nuk koordinohet si duhet në një rast të artë për të kuptuar që pavarësisht pengjeve për rezultatin apo edhe lojës që nuk është aty ku duhet Kukësi i krijoi shanset e tij, por mungesa e qartësisë para portës apo dhe fati këtë herë e ndëshkuan me një humbje.

Një thënie në futboll thotë se nëse trajneri nxjerr lojtarët para portës e ka bërë detyrën, nuk mund të shënojë nga stoli. Për të gjithë që përmendin ambiciet maksimale, apo blerjet e dimrit, mjafton të kujtosh që futbolli nuk është një shkencë ekzakte dhe madje edhe në logjikën e tij një skuadër që ka ndryshuar jo pak lojtarë ka nevojë për kohën e saj për të gjetur mekanizmat perfektë. Problemi është se te Kukësi kohë nuk kanë, është një luks që dueli me Partizanin nuk e lejon, e megjithatë pikërisht një ndryshim në stol në këtë moment, do të ishte ndoshta goditja fatale për shpresat e verilindorëve. Një fillim nga e para në mes të kampionatit dhe në kulmin e luftës për titull do të ishte vërtet e tepërt, Cungu meriton të luftojë për ta shpallur Kukësin kampion.

cungu konfirmon Kukesi partizani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dosja “Partizani” Dëshmon në GJKKO, si ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa/zbardhen diskutimet në sallë

12:40 / July 6, 2026

Dosja “Partizani”, sot seanca gjyqësore: Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa pritet të dëshmojë

10:38 / July 6, 2026

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.