Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kuko e thotë me bindje: Sipas sondazheve të brendshme, PS kryeson në Tiranë

22:54 / May 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Romina Kuko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryesuese e listës së PS për këshillin bashkiak të Tiranës Romina Kuko ka folur sonte në “Opinion” për sondazhet para datës 14 Maj. Ajo u shpreh se sondazhet që nxirren nga platforma të mëdha mediatike, janë shumë të përafërta me të vërtetën. Kuko theksoi se bazuar në përllogaritjet e tyre të brendshme, mazhoranca kryeson në Tiranë.

Romina Kuko: Kjo mesa duket është java e alibive, kaluam te sondazhet. Në Shqipëri ka një treg të konsoliduar për pjesën e sondazheve, ne dimë që janë kompani serioze që zhvillojnë sondazhe. Janë kompani që nuk do rëndonin prestigjin e tyre për të bërë sondazhe që nuk janë afër së vërtetës. Siç ju e thatë sondazhet kanë vite, thuajse një dekadë që kanë një saktësi përsa i përket parashikimit të rezultatit zgjedhor.

-Por nuk janë pranuar kurrë!

Romina Kuko: Dakord, por rezultati ka folur qartë. Duhet të kemi parasysh që ideja e atyre që kontestojnë sondazhin është gjithmonë psikologjia e humbësit. Sepse ai është një sondazh i lirë me një metodologji të përcaktuar, por duhet parë që nëse ne kemi 3 sondazhe të cilat kanë një marzh shumë të përafërt të parashikimit të rezultatit, atëherë duhet të ketë një vërtetësi, ka një kryqëzim të të dhënave që tregojnë se këto sondazhe janë afër së vërtetës.

-Ju mendoni që jeni në avantazh në Tiranë?

Romina Kuko: Patjetër, sigurisht që jemi në avantazh! Ne kemi sondazhet tona të brendshme të cilat konvergojnë dhe me sondazhet që bëhen në këto platforma të mëdha. Sondazhet ju e dini që bëhen me kampione zonash, moshash, bindjesh politike. Ne në përllogaritjet tona të brendshme dhe nga puna që bëjmë në terren në mënyrë kapilare e kemi më të lartë rezultatin e Tiranës. Kemi një rezultat që është më i lartë, por brenda standardit të marzhit tradicional.

romina kuko tirana Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.