Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kulla 64 katëshe, reagon sërish Shkëzen Berisha: Nga ortak më bënë qiraxhi qyls si Rama dikur te Dash Peza e Mihal Duri

22:58 / August 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkelzen berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas shkrimit të gazetarit Mero Baze, që zbuloi se ai banon në vilën e ndërtuesit të kullës 64 kate që po ngrihet në Tiranë dhe që ka trazuar politikën dhe opinionin publik, kryesisht për faktin se opozita po e kalon në heshtje ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë. 

Shkëlzen Berisha, në reagimin e tij e pranon se jeton në banesën e Shtufit, por thotë se ajo është me qira dhe se ka paguar qiranë, por nuk kontrollon punët e qiradhënësit.

Ai përsërit “sfidën” ndaj Ramës që të anullojë lejen e kullës. 

Reagimi i Shkëlzen Berishës: 

“Shpifja konsumon veten! Kjo u vërtetua edhe këto dite kur shpifja për financim kullash 100 katëshe e resortesh në bregdet u kandis në një qera shtëpie!
Që kur jam kthyer në Shqipëri para 17 vjetësh kam zgjedhur të jetoj gjithmonë me qera! Përgjatë gjithë këtyre viteve, ku kam ndërruar tre herë banesë, njëlloj si shumica e qeramarrësve përveç qerasë nuk kam pasur asnjë mardhënie pune me qeradhënësit!
Përgjegjësia e qeramarrësit është të paguajë qeranë jo të kontrollojë punët, financat dhe bizneset e qeradhënësit.
E njëjta gjë vlen dhe për banesën aktuale dhe pronarin e saj! Përtej tentativës që nga ortak në kullë, më bënë qiraxhi qyls, si Rama dikur të Dash Peza në Pezë e më pas tek Mihal Duri, i siguroj që qeranë e kam deklaruar e paguar me bankë sepse nuk kam patur fatin e Ramës për ta paguar në natyrë apo me klering me leje ndërtimi!
Për financime kullash dhe resortesh shpifësit do kenë mundësi të përballen me shpifjet e tyre në gjykatë! Sa për Ramën që përmes tualeteve të tij mediatike thotë se për kullat që ai dhe Veliaj firmosin si të ishin “shërbëtorët” e mi të bindur, fajin e ka Shkëlzeni, sfida mbetet e hapur, Revoko leje ose haje me “nder”!”, shkruan Shkëlzen Berisha. 

64 kateshe kulla Shkelzen Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.