Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kulla “Mali i Tiranës”, Tabaku: Shëmbëlltyrë e politikës korruptive, simbol i qartë i arrogancës

10:11 / August 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar sërish për kullën “Mali i Tiranës” që do të ndërtohet pas Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë. Tabaku shkruan se projekti i kësaj kulle është simbol i qartë i arrogancës dhe moskujdesjes për trashëgiminë historike, që sipas saj po shkatërrojnë qytetin nga ana urbanistike. Kjo kullë që do të ndërtohet, sipas Tabakut është një shëmbëlltyrë e politikës korruptive që ka ardhur si pasojë e pandëshkueshmërisë.

Shkrimi i plotë

Në vitet 1990-2011, gropa e Hajdin Sejdisë ishte simboli i kapitalizmit alla Shqipta-ndotja e qendrës së Tiranës, një shëmbull i rëndomtë i paditurisë politike. Edhe pse gropa u mbulua në 2011, për të qenë lulishte dhe jo moçali qytetit, 12 vite më vonë e njëjta politikë e riktheu në shëmbëlltyrën e politikës korruptive që ka shkatërruar jetët e shqiptarëve në 3 dekada. Gjatë kësaj kohe, oligarkët politikë dhe ekonomikë u pasuruan duke shkatërruar qytetin, ndërsa shumë prej tyre përdoren të njëjtat sjellje korrupsioni për të ndërtuar pasurinë e tyre.

Projekti i kullës në qendër të Tiranës është simbol i qartë i arrogancës dhe moskujdesjes për trashëgiminë historike, duke shkatërruar nga ana urbanistike dhe funksionale qytetin. Njëri ndër faktorët që shkaktoi këtë situatë është mungesa e sundimit të ligjit dhe pandëshkueshmëria – një këndvështrim që po ndryshon me angazhimin e SPAK.

SPAK është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në ndalimin e korrupsionit dhe shpërbërjen e oligarkisë politike dhe ekonomike. Ku është zhytyr sot ekonomia, politika, media e çdo sektor mund realisht të ndryshojë veç me luftë pa kompromis ndaj korrupsionit e me mbështetje ndaj SPAK. Sot shqiptarët e kuptojnë se kush e lufton korrupsionin e kush bën gjasme, kush flet sa për të kaluar rradhën e kush denoncon prej parimeve, kujt i është prekur interesi e kush është trimëruar nga halli.

Politika, përpos SPAK, është shansi për të nxjerrë nga moçali politik Shqipërinë – të hapim rrugën për një poltikë ndryshe, si mjet real ndryshimi, me fakte e argumenta me zgjidhje që me të vërtetë besojnë dhe punojnë se mund t’i bëjë gjërat ndryshe.

366544727 853903619432357 8570594793489872754 n

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.