Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka reaguar, përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur mbi veprimet e dhunshme të protestuesve të opozitës.
Kulluri i drejtohet me kritika të forta kreut të PD-së teksa shkruan se si mundet që aleatët e partisë që ai drejton të zhgarravisin shkallët e pallatit ku banon ambasadori Boschard.
“Mund të të falet çdo gjë, por të armiqësosh anëtarët dhe simpatizantët e PD me SHBA dhe demokracitë evropiane është një faj i madh që po kryen që nuk ta shlyen asnjë marrëveshje me Ramën”,- shkruan ndër të tjera Kulluri.