TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

VIDEO / Mori vesh që i dashuri e tradhtonte, gruaja hakmerret në Ibiza

14:25 / May 21, 2022

Thomas Strakosha do të vazhdojë karrierën në Premier League

14:23 / May 21, 2022

Anthony Albanese fiton zgjedhjet federale të Australisë

14:16 / May 21, 2022

Kush janë 2 prej të arrestuarve të “spiunuar” nga Dumani që nuk kanë para për avokat

14:11 / May 21, 2022

U plagos gjatë shkëputjes së ashensorit në QSUT, humb jetën e moshuara

13:56 / May 21, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Pa kategori

Kultivimi i aloe verës në Shqipëri / biznes fitimprurës

15:18 / December 30, 20183 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kultivimi i Aloe Verës në Shqipëri po shndërrohet në një biznes vërtet fitimprurës, duke premtuar një prespektivë të shkëlqyer për të apasionuarit e bimës së mrekullueshme.
Falë përfitimeve dhe përdorimeve të panumërta, sot Aloe Vera po kultivohet gjërësisht në mbarë botën. Edhe në Shqipëri, prej disa vitesh, disa fermerë nga zonat e jugut të vendit kanë nisur kultivimin e kësaj bime mrekullibërëse. Kjo jo vetëm për vlerat kurative të saj por edhe për kërkesën në rritje në treg.
Teksa fusha të tëra shqiptare kanë nisur të mbushen me Aloe Vera, e ardhmja premton kultivimin masiv të saj dhe forcimin e një biznesi të ri në këtë drejtim.
Ekspertët e AgroËeb.org shpjegojnë se Aloe Vera është një bimë që mund të kultivohet dhe përshtatet në pothuajse të gjitha klimat.
Ndonëse është një bimë që kërkon kryesisht klimë të nxehtë dhe të thatë, ajo mund të rritet edhe në një vend me reshje nën mesataren e rajonit.
Disa prej kultivuesve të Aloe Verës i thanë AgroËeb.org se rritja e saj mund të bëhet gjatë gjithë vitit ndërsa shprehen entuziast për fitimet e para prej saj.
“Avantazhi i kultivimit të Aloe Verës qëndron në faktin se ajo nuk ka nevojë për shumë ujë dhe mirëmbajtje. Rritet lehtë ashtu si dhe kushtet që ajo kërkon janë minimale.
Ndërkohë, kostot e prodhimit janë të pakëta dhe përfitimet të shumëfishta. Si fillim eksperimentova me kultivimin e Aloes në vetëm një parcelë.
Duke parë se rritja e saj ishte e mbarë vendosa ta kultivoja në sipërfaqe më të mëdha.
Aktualisht jam në vitin e tretë të kultivimit të Aloes dhe jam shumë i kënaqur me ecurinë e shitjes së saj.
Mund të them se kam gjetur atë që synoja në kapjen e tregut megjithëse ishte pak vështirë si fillim. Aktualisht jam duke planifikuar zgjerimin e mëtejshëm të kultivimit të saj” thotë Sokrat Hima për AgroËeb.org.
Përfitimet që vijnë nga biznesi i kultivimit të Aloe Verës janë rritur ndjeshëm falë kërkesës së lartë për këtë produkt nga industria farmaceutike, kozmetike dhe bimore.
Vlerat e larta mjekësore të Aloe Verës dhe popullariteti në rritje i kësaj bime i kanë dhënë asaj rolin e dhuratës më të mirë që nëna natyrë i ka dhënë njeriut.
Kjo bimë ka me mijëra përfitime mjekësore për njeriun. Ajo është efikase si antibiotik dhe është e pasur me vitamina dhe minerale.
Kjo bimë e mrekullueshme është fort e mikluar në kozmetikë. Ajo përdoret në përgatitjen e shampove, kremërave të fytyrës dhe të trupit, por edhe në industrinë e shëndetit.
Aloe Vera gjen përdorim edhe në kurat medicinale kundër shumë sëmundjeve./

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Habisin shkencëtarët, koha e vdekjes mund të parashikohet

19:12 / April 17, 2022

Liqeni i Butrintit, pasuria e botës antike dhe kryevepra e natyrës

23:24 / April 12, 2022

Meta kërkesë Kuvendit: Kërkoj bashkëpunimin për krijimin e dekoratës së lartë shtetërore “Mbretëresha Geraldinë”

13:08 / February 3, 2022

Sugjerim:Disa vënde ku mund të njohësh njerëz të rinj

23:39 / July 9, 2021
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Kush janë 2 prej të arrestuarve të “spiunuar” nga Dumani që nuk kanë para për avokat

14:11 / May 21, 2022

U plagos gjatë shkëputjes së ashensorit në QSUT, humb jetën e moshuara

13:56 / May 21, 2022

“Gratë e vajzat kryevepër, burrat për t’mos t’i parë!”/ Rama leksione vlonjatëve

13:24 / May 21, 2022

Shtetrrethim më 25 maj? Nano: Tirana do të jetë e bllokuar për ata që duan të vijnë

13:17 / May 21, 2022
Te fundit

VIDEO / Mori vesh që i dashuri e tradhtonte, gruaja hakmerret në Ibiza

14:25 / May 21, 2022

Thomas Strakosha do të vazhdojë karrierën në Premier League

14:23 / May 21, 2022

Anthony Albanese fiton zgjedhjet federale të Australisë

14:16 / May 21, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.