Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kultivoi në pyll 250 bimë kanabisi, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari

11:53 / August 17, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8114
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 43-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi akuzohet se kultivoi në pyll 250 bimë kanabisi. Pas hekurave ra shtetasi Filip Tetaj, banues në fshatin Mërqi.

NJOFTIMI I POLICISE
Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjashi”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kishte kultivuar në pyll, 250 bimë cannabisi, si dhe posedonte fara cannabisi, me qëllim kultivimin, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari. Asgjësohet bimët narkotike dhe sekuestrohen farat narkotike. Si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve proaktive që po kryhen në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Lezhë u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjashi”, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi F. T., 43 vjeç, banues në fshatin Mërqi.

43-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar 250 bimë cannabisi, në pyll, në afërsi të fshatit Gjash. Më tej, gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti një sasi farash cannabisi që dyshohet se posedoheshin me qëllim kultivimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

09:56 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.