Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kultivonin lëndë narkotike brenda zonës së pyllëzuar, arrestohet 36-vjeçari në Dibër, procedohen penalisht kryeplaku i fshatit Selishtë dhe specialisti i pyjeve

11:08 / June 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1719733738xhjpng 280 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 36-vjeçar është vënë në pranga në Selitshtë të Dibrës, pasi dyshohet se brenda një zone të pyllëzuar, kishte kultivuar dhjetëra bimë kanabisi. Lidhur me rastin, janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryeplaku i fshatit Selishtë dhe specialisti i pyjeve në këtë fshat.

Mësohet se bimët e kanabisit u asgjësuan me anë të djegies, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjete të ndyshme pune që shërbenin në këtë aktivitet kriminal.

Njoftimi i plotë:

Dibër/Kontroll intensiv i territorit, në kuadër të planit operacional anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Pas një hetimi proaktiv, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i një rasti kultivimi të bimëve narkotike, në fshatin Selishtë. Procedohen penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryeplaku i fshatit Selishtë dhe specialisti i pyjeve në këtë fshat.

Asgjësohen dhjetëra bimë kanabisi dhe mjete pune që shërbenin për këtë aktivitet kriminal. Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i Pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë intensifikuar kontrollet në terren, duke u bazuar në inteligjencën policore dhe në hetime proaktive.

Në këtë kuadër, si rezultat i një hetimi proaktiv i ndjekur prej disa muajsh, u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestua në flagrancë shtetasi M.H., 36 vjeç, banues në fshatin Selishtë.

36-vjeçari, brenda një zone të pyllëzuar, kishte kultivuar dhjetëra bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjete të ndyshme pune që shërbenin në këtë aktivitet kriminal.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit H.L., kryeplaku i fshatit Selishtë dhe H.K., specialisti i pyjeve në këtë fshat.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të bashkëpunëtorëve të tjetë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arrestim Diber lende narkotike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.