Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kumbaro “harron” që është ministre, merr rolin e gazetares investigative: Kam dalë e maskuar për të inspektuar plazhet

17:40 / September 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kumbaro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mirela Kumbaro zbuloi gjatë një interviste televizive se gjatë këtij sezonit turistik u zhvesh nga kostumi i ministres së Turizmit të Mjedisit, duke zënë vendin e organeve kompetente që merren me monitorimin e plazheve.

Me qëllim për të mos u njohur nga askush, ajo u shpreh se vendosi të maskohej dhe të dilte në terren për të inspektuar dhe verifikuar problematikat e raportuara nga qytetarët nëpër rrjete sociale.

“Në mes të Dhërmiut, mes dy plazheve private unë kam bërë inspektime në terren gjatë gjithë sezonit, e fshehur nën syze dhe kapele, anonime. Nuk më ka njohur askush dhe kam lëvizur nëpër territor sa herë që kishte reagime në  “Facebook”, shkoja vetë dhe e verifikoja e maskuar. Kam parë plazhe në Dhërmi, mes dy plazheve private, plazh publik që ishte përgjysmë bosh, ndërkohë që dy plazhet anash ishin plot. Kjo mania për të shkuar në mëngjes apo për të gjetur një moment që ca shezlongë janë bosh, nuk ia vlen që të zgjatemi”, u shpreh Kumbaro.

Pavarësisht gatishmërisë së Kumbaros për t’iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve, kjo deklaratë befasuese vë në pikëpyetje punën e task-forcës së turizmit për monitorimin e plazheve.

A thua Kumbaro ka “ngatërruar” detyrën e ministres që ka në varësi disa institucione ligjzbatuese duke marrë rolin e gazetares së emisioneve investigative? Apo nuk ka besim tek ata që ka në varësi?

Dhërmi Mirela Kumbaro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.