Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kumbaro: Kemi 7.2 milionë turistë që vizituan Shqipërinë deri në gusht, ka rezervime deri në tetor

22:51 / September 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mirela kumbaro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

7.2 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë deri më datën 31 gusht, shifër kjo e lartë sipas ministres së Turizmit Mirela Kumbaro krahasuar me vitin e kaluar.

E ftuar mbrëmjen e sotme në Top Story, Kumbaro tha se shifra pritet në rritje pasi rezervimet vazhdojnë deri në muajin tetor, ndërsa edhe dy muajt e fundit premtojnë rritje.

“Ta nis me shifrat deri në datën 31 gusht, kemi regjistruar 7.2 mln vizitorë të huaj. Në vitin 2022 që ishte me shifra të lart, regjistruam gjatë gjithë vitit 7.5 mln vizitor. Në muajin e ardhshëm do kemi rritje. Nuk kam rendur ndonjëherë të bëj garë apo objektiva që kanë të bëjnë me shifra, nga çfarë referojnë kolegët nga sektori privat i turizmit, rezervimet vazhdojnë të jenë deri në fund të tetorit të paktën. Viti i kaluar na tregoi se turizmi ishte dhe në nëntor dhe dhjetor.”-tha Kumbaro.

Kumbaro tha se çdo kategori vizitori, qoftë për shëndetësi, qoftë për biznes qoftë për arsye kulturore, quhet turist në kuptimin e ekonomik.

“Të gjithë atë që vijnë për turizëm, qoftë shëndetësor, qoftë turistët nga diaspora, ata që vijnë për arsye kulturore apo për të bërë biznes, quhen në kategorinë e turistit sepse janë jo rezident, që nuk e ka këtu banesën që vjen për një periudhë të shkurtës, takon familjen shkon në familje, apo për biznes, futen në këtë kategori. Pavarësisht arsyet janë të gjithë turistë.Turisti është sipas aktiviteti, ne flasim në kuptimin ekonomik të fjalës. Ka një shifër nga Banka e Shqipërisë 2.8 mln të ardhura nga turizmi, kemi 1.5 vetëm nga 6 muajt e parë të këtij viti.”-tha Kumbaro.

E pyetur nga gazetarët se çfarë e shkaktoi këtë “boom” turistësh këtë vit, Kumbaro dha këtë përgjigje.

“Jemi në evolucion pozitiv që po ndodh prej 10 vitesh. Kemi disa vite që flasim për një sektor të konsoliduar. Janë prekur të gjitha qendrat urbane dhe rurale për të bërë ndërhyre që gjeneruan zinxhir. Janë investime në infrastrukturë që shkojnë në mbështetje të turizmit, aeroportet, portet, marinat që janë në zhvillim.”-u shpreh ministrja Kumbaro.

Mirela Kumbaro rezervime turizmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.