Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kumbaro në ITB Berlin: Shqipëria jo më sekreti i fshehur i Europës, tek ne turistët trajtohen si miq, jo vetëm si klientë

15:42 / March 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1741185318 mirelakumbaro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mbajti një fjalim në hapjen e Destination Track në ITB Panairin e Berlinit në Gjermani. Ajo foli për rritjen e shpejtë të Shqipërisë si një destinacion turistik global, ndërsa nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm.

Kumbaro theksoi se Shqipëria nuk është më “sekreti më i fshehur i Europës”, por një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë. Kjo me një rritje prej 80% të vizitorëve ndërkombëtarë. Ajo vuri në dukje qasjen unike të vendit ndaj turizmit, ku mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi turistik ecin paralelisht.

”Nuk duam të mbetemi një sekret dhe nuk duam të jemi një destinacion masiv turistik. Po, duam të rritemi, por duam të rritemi në mënyrë të përgjegjshme”, u shpreh Kumbaro. Ajo theksoi diversitetin e ofertës turistike të Shqipërisë, nga plazhet mahnitëse të detit Jon, deri te Alpet Shqiptare plot aventura, si dhe angazhimin e vendit për të mbrojtur trashëgiminë natyrore, duke përfshirë lumin Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, tashmë i mbrojtur si Park Kombëtar.

Përtej natyrës dhe kulturës, Kumbaro vuri në pah mikpritjen e veçantë shqiptare, duke theksuar se vizitorët në Shqipëri trajtohen si mysafirë dhe jo thjesht si klientë. Ajo përmendi gjithashtu zgjerimin e shpejtë të infrastrukturës turistike, me 11 brande ndërkombëtare hotelesh tashmë të pranishme në vend, si dhe një rrjet në rritje të agro-turizmit.

Berlin Mirela Kumbaro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.