Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kumbaro paralajmëron ndëshkime maksimale për zjarrvënësit

12:53 / July 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kumbaro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Gjirokastër u zhvillua sot mbledhja e Komitetit të Mbrojtjes Civile, me pjesëmarrjen e stafit të Bashkisë Gjirokastër, Prefekturës, Policisë së Shtetit, Forcave Zjarrfikëse, Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njoftoi se kjo mbledhje u organizua në vazhdim të punës intensive dhe të përditshme për parandalimin dhe luftimin e zjarreve.

Ministrja shprehu mirënjohje për punonjësit dhe banorët që u angazhuan në shuarjen e zjarreve dhe paralajmëroi se “do të ketë ndëshkime maksimale për piromanët që shkatërrojnë pasuritë e përbashkëta natyrore.”

“Kemi një pjesë të vogël të Forcave të Armatosura dhe të Mbrojtjes Civile këtu, por dua t’i përcillni gjithë mirënjohjen forcave të Policisë dhe banorëve që u gjendën të parët aty. Ne bëjmë detyrën tonë, por ata janë guximtarë, sepse ishin të parët që qëndruan aty deri sa mbërritën edhe forcat”, tha Kumbaro.

Ajo shtoi se rreziku më i madh ka kaluar, por ende jemi në mes të sezonit dhe nuk dihet me çfarë temperaturash do të përballemi.

“Kaluam dy nga ditët me temperaturat më të larta të gjithë vitit, por askush nuk na siguron që do të përsëritet prapë, që do të thotë që na duhet të jemi në alarm maksimal”, tha ministrja.

Ministrja bëri apel për bashkëpunim të administratorëve dhe kryepleqve nëpër fshatra, duke theksuar rëndësinë e rrjetit të kontaktit me blegtorët dhe fermerët që kullosin bagëtitë në kullota.

Nga informacionet e Policisë së Shtetit, shumica e zjarreve kanë qenë të qëllimshme, për të cilat Kumbaro tha se “rreziku që zjarri të marrë vetë është aty ku ka depozitime mbetjesh, ku për shkak të dekompozimit të mbetjeve organike lëshohet gazi metan.”

“Përgjithësisht janë zjarrvënie me keqdashje që është kriminale, ose nga pakujdesia që nuk është më pak kriminale që do ndëshkohet njësoj”, shtoi ministrja.

Kumbaro përmendi gjithashtu probleme me përdorimin e ujit, duke thënë se “ujë i pijshëm nuk mund të konsumohet pa hesap për vaditje në fshatra”.

Ministrja përfundoi duke kërkuar që komunikimi me banorët të përdoret njësoj si instrumentet ligjore dhe fizike në luftën kundër zjarreve dhe abuzimit me burimet natyrore.

Gjirokaster kumbaro maksimale ndeshkime piromanet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.