Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kumbaro takim me Këshillin Kombëtar të Prindërve: Ditën kur mësuesi dhe prindërit të flasin të njëjtën gjuhë, fëmijët do të jenë në duart më të sigurta

12:04 / December 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5119
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro pati një takim këshillues me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Prindërve me qëllim forcimin e mekanizmave të komunikimit mes institucioneve arsimore dhe prindërve.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Kumbaro u shpreh se sa më të mëdha të jenë përpjekjet e përbashkëta për të përmirësuar këtë komunikim, aq më e lartë do të jetë mirëqenia e fëmijëve dhe aq më e madhe do të jetë siguria e tyre.

“Ky është fillimi i një zinxhiri takimesh, që e gjithë skuadra e Ministrisë së Arsimit, deri në qelizë duhet të intensifikojë me prindërit, për sa i përket rolit të jashtëzakonshëm si prind, por edhe roli që ka komunikimi me institucionet arsimore. Është detyra jonë, por edhe ju si prindër mund të na mbështesni për të gjetur bashkë të tjera rrugë, mënyra se si mund ta ndërtojmë këtë komunikim, në mënyrë që ashtu siç bëjmë me trajnimin e mësuesve, kurrikulat e reja, rishikimin e proceseve, përmirësimin e kushteve nëpër shkolla, ta forcojmë atë edhe me prindërit në nivel rajonal, deri në nivel shkollash. Është e rëndësishme të ndërtojmë një komunitet aktorësh të ndërgjegjësuar se sa i rëndësishëm është ky komunikim, që fëmijët të jenë të rrethuar prej tij dhe të flasim të njëjtën gjuhë. Ditën që mësuesi dhe prindi do flasin të njëjtën gjuhë, është dita kur fëmijët do të jenë në duart më të sigurta”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja e Arsimit ka marrë pjesë në disa tryeza për sigurinë e fëmijëve, mbrojtjen nga dhuna online, certifikimin e oficerëve të rinj të sigurisë, ku vazhdimisht ka theksuar rëndësinë e komuniteteve të ndërgjegjësuara të prindërve me qëllim që incidentet dhe rastet e dhunës të mundet të parandalohen.

fëmijët këshillin kombëtar të prindërve kumbaro mësuesit Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.