Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Turizmit panë nga afër punimet në infrastrukturën e Gjirokastrës. Kumbaro sqaroi edhe vonesën e vënies në funksion të Bypass-it duke iu përgjigjur spekulimeve.
“Nga pikëpamja e infrastrukturës kanë filluar bizneset janë hapur dhe i kanë kthyer në hapësira komerciale. Bypass-i ka dalë spektakolar. Mirë është ta themi sespe ka pasus spekulime, u vonua sepse ne pritën të gjithë procedurën e këshillimit me UNESCO-n. Mirë është ta themi sepse nuk kemi pse të lejojmë spekulimet”, tha Kumbaro.
Nga ana tjetër Rama iu përgjigj: “Lëri spekulimet, atë punë kanë”.
