Lëkura ka nevojë për përkujdesje. Ska rëndësi mosha, ama gjithmonë është e këshillueshme që ta mirëmbajmë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Por, shpeshherë përveç kremrave hidratues duhet ta ushqejmë fytyrën nëpërmjet maskave të ndryshme, që të jetë më e shëndetshme dhe plot jetë.
Sigurisht një pjesë e madhe e jona nuk gjejmë kohën e duhur nga mbingarkesat e ditës. Ndërsa disa të tjera mund të jenë pak “dembele” në përdorimin e maskave, pasi ato kërkojnë kohë.
Maska në fjalë përbëhet nga vetëm një përbërës, kastravec të ngrirë. Ky truk ndihmon në eleminimin e poreve të hapura dhe kunder shfaqjes së rrudhave në lëkurë.
Më poshtë do të gjeni disa mënyra të shpejta e të thjeshta:
1- Kastravec i grirë në rente i vendosur në ngrirje
Merrni një kastravec dhe grijeni në rende. Hidheni masën homogjene në enën që përdoret posaçërisht për në ngrirje dhe vendoseni në frigorifer.