Novak Djokovic mund të mos marrë pjesë në Australian Open. Shkaku nuk është ndonjë problem fizik, por vendimi që ka marrë shteti i Victorias në Australi që duhet të vaksinohen të gjithë, përfshirë edhe sportistët që do të jetë në Melbourne gjatë grand slam të janarit. Vendimi është i qartë, vetëm tenistët e vaksinuar do të marrin pjesë në Australian Open. Pas kësaj Djokovic ka reaguar menjëherë:

“E vërteta është se nuk e di nëse do të luaj, situata nuk është aspak e mirë. Vendimi përfundimtar do të merret pas dy ose tri javëve. Më duket e tmerrshme që shoqëria gjykon në bazë të një vaksine. Unë nuk dua të marr pjesë në një luftë që mediat po nxisin.

Prandaj nuk do të zbuloj nëse jam vaksinuar apo jo. Nuk mendoj se një tenist i pavaksinuar do t’i duhet të marrë një vizë për të hyrë në këtë vend. Ndoshta duhet të jenë në karantinë, por jo se nuk ka bërë vaksinën,” u shpreh Djokovic gjatë një interviste për BBC.

Australia është një nga vendet që ka zbatuar kufizimet më të mëdha në luftën kundër Covid-19 dhe nuk është e gatshme të lëshojë apo të bëjë përjashtime. Djokovic është rekordmen i Australian Open, teksa e ka fituar plot 9 herë këtë turne të madh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here