Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kundërshtoi forcat e policisë dhe tentoi të ikte me shpejtësi, prangoset 27-vjeçari

15:43 / October 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shqiponja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme , në vendin e quajtur “Ish-Fusha e Aviacionit”, pas asaj që ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në një nga pikat e kontrollit e ngritura në kuadër të Planit të Masave, ku 32-vjeçari Klevis Balloku nga Fushë-Kruja i cili pasi kundërshtoi efektivin e policisë e aksidentoi me makinën e tij tip ‘Audi’ dhe u largua nga vendi i ngjarjes..

Forcat “Shqiponja” kishin ngritur postbllok në këtë zonë, dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë një 27-vjeçari i cili po drejtonte një mjet tip BMË.

Ai kundërshtoi policin dhe u largua me shpejtësi. Mirëpo aventura e tij e “çmendur” ka zgjatur vetëm pak pasi “Shqiponjat” i janë vënë pas dhe e kanë arrestuar.

A.G., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se drejtonte mjetin pa lejen përkatëse.

Njoftimi i policisë

Kundërshtoi me dhunë punonjësin e Policisë, e goditi atë me mjetin që e drejtonte pa leje drejtimi dhe më pas u largua, por u kap dhe prangos pas disa minutash ndjekjeje nga forca e posaçme “Shqiponjat”.

Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e “Shqiponjave” dhe “Shigjetave”, në vendin e quajtur “Ish-Fusha e Aviacionit” i është bërë shenjë ndalimi mjetit tip “BMË”, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur urdhrittë punonjësit të Policisë dhe është larguar me shpejtësi, duke goditur me mjet punonjësin e Policisë, i cili ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas disa minuta ndjekjeje, “Shqiponjat” kanë kapur dhe prangosur shtetasin A. G., 27 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se drejtonte mjetin pa lejen përkatëse.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., për veprat penale “Mosbindje e punonjësit të policisë”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë me dhunë” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”dhe materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

I riu përplas për vdekje fëmijën 1 vjeçe e gjysmë në Farkë, prangoset nga policia

14:15 / August 27, 2026

Konflikti për linjën e ujit përfundoi në plagosje / Tiranë, pranga 35 vjeçarit, goditi me thikë administratorin e pallatit

11:24 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.