Kungulli është një nga perimet më të dashura të vjeshtës, i pasur në vlera, vitamina dhe minerale. Atë mund ta konsumojmë si ëmbëlsirë, supë, sallatë, komposto apo edhe si zëvëndësues për gjalpin nëse e përdorni në formë pureje për gatimet me pjekje.
5 Arsye përse kungulli të bën mirë
1. Shëndeti i syve dhe sistemi imunitar
Kungulli është i mirë për sytë dhe për sistemin imunitar sepse është i pasur me vitaminë A. Një racion i vetëm me kungull ofron 200 përqind të dozës së rekomanduar ditore të këtij ushqyesi kaq të dobishëm për organizmin.
2. Shëndeti i zemrës
Kungulli përmban kalium dhe antioksidantë të cilët mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës por edhe disa lloje kanceri.
3. Kolesteroli
Sterolët bimorë tek farat e kungullit ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq. Të njëjtin rol luajnë edhe acidet yndyrore omega-3 që ulin trigliceridet dhe tensionin e gjakut.
4. Pesha trupore
Kungulli është një ushqim i lehtë dhe me pak kalori. Një racion i vetëm përmban vetëm 50 kalori. I njëjti racion përmban 3 gramë fibër që do të thotë se do të ndiheni të ngopur për më gjatë.
5. Ushqehuni me më shumë kungull
Përfshirja e kungullit në regjimin ditor ushqimor është e thjeshtë.
- Kungullin mund ta piqni në furrë dhe ta përdorni në antipasta.
- Purenë e kungullit mund ta përdorni në supa, jo vetëm për ta bërë lëngun më të trashë por edhe për të zëvëndësuar yndyrnat dhe karbohidratet.
- Përdorni kungullin në vend të yndyrës në gatimet e brumit dhe në ëmbëlsira.
- Shtojeni kungullin në kos bashkë me mjaltin për një recetë pikante por edhe të ëmbël.
- Farat e kungullit mund t’i piqni dhe t’i përdorni në sallata ose me perime të pjekura.
- Kungullin mund ta përdorni në lëngjet e plota të frutave apo perimeve.