Roma ka mposhtur me rezultsatin e thellë 4-0 Entellan duke u bërë skuadra e tetë që siguron çerekfinalen e Kupës së Italisë. Loja filloi vrullshëm për Romën që gjeti golin që në minutën e parë me Patrick Schick.
Çeku asistoi edhe tek goli i dytë kur pasoi për Marcanon. Schick arriti ta shënojë golin e dytë personal në minutën e 47-të, ku shënoi për 3-0 nga distanca.
Ndeshjen e mbylli goli i Javier Pastores që realizoi në minutën e 74-të. Roma në rundin tjetër do të luajnë në “Olympico” kundër Fiorentinas.
Ndeshjet e tjera çerekfinale të Kupës së Italisë:
Milan – Napoli
Lazio – Inter
Juventus – Atalanta