Pasi janë njohur me shortin e Kupës së Shqipërisë, klubi i Partizanit ka reaguar duke ardhur komentuar përballjen që ata do të kenë me Vllazninë në gjysmëfinalen e këtij turneu.
Përmes një deklarate të drejtort të përgjithshëm të klubit, Olsi Rama, ai u shpreh se për “demat” nuk ka rëndësi kundërshtari. Ata nuk kishin ndonjë preferencë para shortit sepse si ç’tha Rama, qëllimi kryesor i tyre është vetëm trofeu.
“Isha i qetë në short, nuk kisha preferenca. Të 3 ekipet ishin të forta, është bukur të luash me Vllazninë pasi bëhet atmosferë e bukur. Kupa është objektivi ynë, është një trofe që jemi në garë. Do të luajmë me seriozitet pasi duam të shkojmë në Kupat e Europës. Me golin në fushë kundërshtare që nuk është më, nuk kishte ndonjë preferencë. Grupi ynë është shumë i mirë si brenda fushe dhe jashtë. Po rritemi dhe po shprehemi më mirë në fushë. Edhe në dy fazat e para luajtëm mirë, por kishim disa dobësi. Me përforcimet e bëra jemi më mirë. Njeriu e bën vet fatin e tij dhe varet sa përgatitesh për të bërë mirë.”-tha pas hedhjes së shortit Olsi Rama.
