Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Kupa e Shqipërisë/ Tirana thyen Flamurtarin për 5 minuta

17:22 / January 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tir 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nën rrebeshin e djeshëm Tirana nuk e gjeti dot golin as nga pika e penalltisë, ndërsa histori ndryshoi sot në “Selman Stërmasi”, ku u luajtën 65 minutat e mbetura nga përballja e djeshme për 1/8-at e finaleve të Kupës së Shqipërisë.

Fitoi Tirana 2-0, me dy gola në harkun e 5 minutave, në fillim të ndeshjes. Tirana e nisi fuqishëm dhe ushtroi presion konstant, derisa në minutën e 10-të të rifillimit, e 35-ta në total, Michael Ngoo u la i vetëm në zonën vlonjate, pati kohë të kontrollonte topin e të matej mirë, derisa gjuajti dhe mposhti portierin Koliçi.

Ky i fundit priti 11-metërshit e Hasanit dje, por sot gaboi te goli i dytë i Tiranës, sepse një goditje dënimi nga distanca e befasoi, edhe pse Hoxhallari nuk është se gjuajti shumë fort dhe topi ishte thuajse në qendër.

Mision i kompletuar shumë lehtë për bardheblutë, që falënderuan dhe më pas kontrolluan mirë ndeshjen, edhe pse në pjesën e dytë sfida u hap krejtësisht dhe rastet ishin të shumta, me portierin Abibi që u bë vendimtar në disa raste, duke mohuar golin vlonjat.

Pati edhe momente nervozizmi, sepse Torassa u ndal disa herë me faulle të qëllimshëm nga lojtarët e Tiranës dhe në minutën e 85-të Hasani ia hodhi paq me karton të verdhë, sepse ndërhyri shumë keq nga pas për të ndalur argjentinasin e Flamurtarit.

Përfundimisht, Tirana hedh një hap gjigant drejt çerekfinaleve, ndërsa Flamurtari vijon të jetojë ditë të turbullta, pa asnjë siguri për vazhdimësinë, edhe pse në klub e në ekip askush nuk flet për situatën financiare.

KUPA E SHQIPËRISË

Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

TIRANA-FLAMURTARI          2-0

Shënues: Ngo 37′, Hoxhallari 40′

Tirana: Abibi, Kërçiku (Doka 69′), Turtulli, Imami, Hoxhallari, Maveje, Karabeci, Hasani, Halili (Muçi 75′), Greca, Ngo (Çelhaaka 90+3′). Trajner: Ardian Mema

Flamurtari: Koliçi, Siljanovksi (Liçaj 63′), Deliaj, Pollozhani, Kotobelli, Mustafa (Beqaj 70′), Batha, Useini (Rrapaj 80′), Torasa, Musta, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

Karton i verdhë: Hoxhallari 13′, Karabeci 73′, Hasani 85′ / Useini 43′, Deliu 49′, Torasa 85′

Gjyqtarë: Kreshnik Bajramaj, Dojando Myftari, Mario Shazivari, Kridens Meta

flamurtari kupa tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Pensionistët italianë në Shqipëri të alarmuar: Tani Tirana dëshiron të na taksojë 15%

11:00 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.