Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kupola e Michelangelos”, Italia prezanton mbrojtjen e re europiane me sistemin AI

13:12 / November 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4380
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Europa do të ketë një ombrellë të sajën të sigurisë, e cila falë inteligjencës artificiale, do të jetë edhe më e avancuar.

Kompania italiane Leonardo prezantoi planet e saj për “Kupolën e Michelangelos”, e krijuar të ofrojë një mbrojtje të vyer antiajrore për qytetet europiane dhe infrastrukturën kyçe nga kërcënimet në rritje për sigurinë.

Projekti është zhvilluar për mbrojtjen e zonave dhe pasurive kombëtare dhe europiane strategjike nga sulme të tilla si raketat hipersonike dhe dronët.

“Sistemi Michelangelo, Leonardo konfirmon përsëri angazhimin e tij për zhvillimin e zgjidhjeve që mbrojnë qytetarët, institucionet dhe infrastrukturën duke kombinuar teknologjinë e avancuar, vizionin sistematik dhe aftësitë e fuqishme industriale”, tha Roberto Cingolani, CEO dhe drejtor i përgjithshëm i kompanisë.

“Në një botë ku kërcënimet rriten shpejt dhe bëhen gjithnjë e më komplekse – dhe ku mbrojtja është më e shtrenjtë se sulmi – duhet inovuar e pranuar bashkëpunimi ndërkombëtar”, shtoi ai.

Kupola e Michelangelos ndryshon nga sistemet ekzistuese mbrojtëse pasi kombinon sensorët më të avancuar tokësorë, detarë, ajrorë dhe hapësinorë, si dhe platforma për mbrojtjen kibernetike, sistemet e komandës dhe kontrollit dhe inteligjencën artificiale.

Ombrella në fjalë përdor sensorë të shumëfishtë dhe algoritme parashikuese për të parashikuar aktivitetet e armikut dhe për të koordinuar automatikisht masat më efektive mbrojtëse. Kompania njofton se synon që projekti të jetë plotësisht operativ deri në fund të kësaj dekade.

evropiane Italia Kupola e Michelangelos” mbrojtjen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cilat janë shërbimet sekrete më të forta në botë? Zbulohet renditja pas analizës së 60 ekspertëve

17:10 / August 1, 2026

Akuzohej për skandal të madh korrupsioni, lirohet nga burgu ish-presidenti peruan

15:06 / August 1, 2026

Krizë emigracioni në Spanjë! 50 mijë emigrantë hynë me not në Ceuta brenda 24 orëve, 50 humbin jetën! Sanchez nxjerr ushtrinë në terren

17:29 / July 31, 2026

Ushtria me 40 mjete taktike “Made in Albania” Rama: Së shpejti do të kemi mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore

13:02 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.