Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Kuptimi i jetës, sipas psikologut Carl Jung

18:57 / October 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2983 768x517 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas psikologut Carl Jung, aspekti themelor i ekzistencës sonë është transcendenca. Me fjalë të tjera, sipas filozofit, individi duhet të ndiejë se jeta e tij ka një kuptim përtej momentit të tanishëm, se veprimet e tij mund të jehojnë në botë, se ato kanë ndikim në realitet.

Para ardhjes së modernitetit, ishin fetë ato që i jepnin kuptim jetës. Ekzistenca e njerëzve nuk mbaronte me vdekjen, por shkonte më tej me një formë të jetës shpirtërore, në të cilën gjithçka që ishte bërë në jetën tokësore do të gjykohej, pra do të shpërblehej ose do të ndëshkohej.

Pyetja ekzistenciale që duhet bërë sipas Carl Jungut është: a ka lidhje ekzistenca e një personi të caktuar me pafundësinë? Edhe pse pa e kuptuar, shumica prej nesh janë duke kërkuar për një lidhje me pafundësinë gjatë rrjedhës së ekzistencës sonë. E kërkojmë nëpërmjet besimit fetar, punës, bindjeve tona.

Që nga fillimi i historisë, njeriu gjithmonë ka dashur të vendosë këtë kontakt me të pafundmen. Nga frika, pamundësia për të pranuar idenë e vdekjes ose për të konsoliduar një autoritet të cilit, të gjithë njerëzit duhet t’i binden.

Jeta e njeriut përfundon me vdekje, por të gjithë e dimë se ka realitete që e tejkalojnë veten tonë. Ata ishin aty përpara se ne të lindnim dhe do të jenë akoma atje pasi të jemi larguar. E pafundmja, mbi të gjitha, kërkohet te pasardhësit tanë: fëmijët zgjasin jetën. / bota.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrobat e reja kanë një kosto të padukshme: Pse duhen larë para përdorimit?

10:09 / August 29, 2026

Luksi bie, ankandet rriten/ Të pasurit shpenzojnë për ora, bizhuteri dhe objekte të rralla me histori

19:04 / August 14, 2026

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat? Studimi zbulon rolin e aromës së trupit

15:54 / August 10, 2026

Pesë fjali që nuk duhen injoruar, sinjalet se fëmija nuk ndihet më i sigurt me prindin

19:20 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.