Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Kur bëhesh bektashi, quhesh i lindur për herë të dytë”, Baba Mondi: Të falen gabimet që ke bërë pa dashje

23:45 / October 10, 20232 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
baba mondi
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryegjyshi Bektashi Botëror, Baba Mondi, thotë se kur bëhesh bektashi, do të thotë të lindësh për herë të dytë teksa shton se falen të gjitha gabimet që ke bërë pa dashje. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Baba Mondi, ka treguar dhe një histori mjaft personale që ka të bëjë me ardhjen në jetë të tij.

Blendi Fevziu: E kam vënë re se bektashinjtë kryejnë disa ritme që janë mistike të mbyllura dhe nuk i sheh askush nga ato dhomat. Si janë këto ritet?

Baba Mondi: Ne i falemi njeriut, nuk kemi kujt t’i falemi tjetër.

Blendi Fevziu: Pse nuk lejohet të filmohet?

Baba Mondi: Nuk e kanë të gjithë kapacitetin. Ne fusim ata njerëz që janë të devotshëm për rrugën tonë. Është rrugë e vështirë sepse duhet shkëputur nga bota materiale. Kur bëhesh bektashi, quhesh i lindur për herë të dytë sepse të falen të gjitha gabimet që ke bërë pa dashje. Nuk të falen gabimet që bën me dashje.

Blendi Fevziu: Po jeta jote, historia jote personale si është?

Baba Mondi: Unë jam si të gjithë njerëzit e tjerë. Kam lindur në një familje bektashiane në Brataj të Vlorës. Ne jemi me mbiemër Ahmataj. Kryegjyshi botëror i asaj kohe, pasi prindërit e mi nuk bënin fëmijë, iu ka kënduar nënës dhe babait tim për të dhënë një djalë. Pas meje, kanë ardhur dhe 3 fëmijë të tjerë. Doktori nuk i dha shpresë, linda unë. Kjo ishte urata e tij që linda unë.

Baba Mondi bektashi kryegjyshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Paketa e maleve, nisin aplikimet/ Aplikimet dorëzohen nëpërmjet portalit E-Albania

17:40 / July 12, 2025

Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia përplasen me policët në Theth: Legen, afrohu se qenke i fortë…!

16:40 / July 12, 2025

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori

16:20 / July 12, 2025

Aksioni i IKMT bashkë me policët, banori sulmon mjetet e rënda me bomba molotov

16:00 / July 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.