Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kur Berisha mbronte Gjin Gjonin në Kuvend: Lani gojën kur ta përmendni emrin e tij!

17:39 / July 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë vite më parë një debat mes ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ish-kryeministrit Sali Berisha nxori në pah se Gjin Gjoni kishte mbështetjen absolute të Partisë Demokratike.

Kjo mbështetje kulmoi sot kur demokratët e propozuan Gjonin si kandidat për deputet. Në vitin 2015, Berisha do ta mbronte Gjonin në sallën e Kuvendit, duke u shprehur se kur përmendet emri i tij, duhet larë goja…

Ja debati i nentorit 2015:

Tahiri: Je shpifës i çertifikuar.  Jam superindërgjegjshëm të përballem me ty, djalin tënd, vajzën tënde para drejtësisë për çdo gjë. Mjafton të mos ketë Gjin Gjonëra, prandaj duhet të bëjmë reforma në drejtësi, se drejtësia duhet të bëjë drejtësi. Ku ishe kur vrasësi hante darkë me drejtuesit më të lartë të policisë në darkën e çiftelisë. Ku ishte ti kur po këta i hëngrën darkën vrasësit dhe drekën e mortit të vrarit?! Ku ishte ti që as nuk nxite policinë ta ndalonte në kufi. Ndërkohë unë kam futyrë e moral të dal përpara e të them: Ku ishit ju kur vriteshin komisarët e policisë dhe vrasësit qëndronin me drejtuesit më të lartë të policisë.

Berisha: Thuji shqiptarëve për skafin o skafo ministër. Të jesh i sigurtë që do ua sjell të gjithë dokumentet këtu. Por thuaji vetë o skafo ministër, Venus X620 i kujt është dhe çfarë ke bërë me të. Një qytetar më çoi mesazh e më tha e quan sajeqorri. Sa i takon Gjin Gjonit duhet të lash gojën kur të përmendësh emrin e tij sepse nuk funksion kështu kjo. Gjin Gjoni pati kurajon tu drejtohej organeve. Ti ikën si mi. Fsheh pasurinë sepse ke frikë.

Tahiri:  Nuk dua ta besoj që vizioni juaj për reformën në drejtësi është Gjin Gjoni dhe Gjin Gjonëra të tjerë. Një gjyqtar që është simbol i paligjshmërisë. Që ka qenë në ndjekje penale. Për çfarë e mbron ti dhe më tregon që duhet të lajë gojën para se të flas? Apo se e more të shoqe e bërë këshilltar të këtij këtu. Ne nuk i duam këta nëse ti i mbron ne nuk i duam sepse shqiptarët meritojnë drejtësi të vërtetë dhe jo Gjin Gjonëra.

Gjin Gjoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.