Vetë këngëtari ka postuar në Instastory një video të ish kryeministrit Berisha në Kuvend, teksa tregonte me i-Pad e tij disa dokumente, por që në fakt Lyrical Son e ka modifikuar me tingujt e këngës së tij.
Lyrical Son ka lançuar prej pak kohësh këngën e tij “Menemadhe”, bashkëpunim me MC Kreshën dhe Ledri Vulën, dhe duket se kënga ka ecur mjaft mirë dhe është pëlqyer nga publiku dhe adhuruesit e tij.
Berishën ndoshta nuk do e shohim në Parlament, por do të jetë subjekt i “memeve” dhe videove gazmore, nga të shumtat që qarkullojnë në rrjet.
