Në një situatë normale zgjedhjesh për kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se rezultati për subjektet mund të dalë brenda 48 orësh dhe pak më gjatë për kandidatët.
“Ne jemi përpjekur dhe përpiqemi që rezultatin të paktën për subjektin zgjedhor ta kemi brenda 48 orëve, koha dhe procedurat që ne kemi përfshirë në aktet tona normative e mundësojnë këtë. natyrshëm që do të duhet të llogarisim dhe vullnetin e komisionerëve, por jam i sigurtë që qoftë partitë politike dhe vetë komisionerët që janë përfhirë në këtë proces e kanë kuptuar dhe janë ndërgjegjësuar që nuk do ta kenë luksin të bëjnë lodrat që kanë bërë deri dje në lidhje me nxjerrjen e rezultatit. Ne do kemi mbikqyrje si KQZ që nëse do ketë raste kur komisionreët silen në kundërshtim me përgjegjësitë e tyre nuk do ta kursejmë që ti tregojmë vendin”, tha Celibashi.