Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Kur do i marrim lekët’/ Përgjimet zbulojnë gabimet e personit që e qëlloi 20 herë mbi Jurgen Kurtin

19:24 / March 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurti ekzekutimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë tre persona të arrestuar të cilët dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti dhe përmes tyre është zbardhur edhe mekanizmi i ngjarjes. Mësohet se ata kanë vëzhguar prej afro 2 javësh Kurtin, duke mësuar të gjitha lëvizjet e tij.

Por, asnjëri prej tyre nuk ka qëlluar me armë në drejtim të tij. Ata janë identifikuar përmes përgjimeve të kryera nga ana e grupit hetimor, ku në bisedat mes tyre kanë përmendur edhe një shumë prej 30 mijë eurosh, që dyshohet të jetë pagesa për realizimin e vrasjes. Megjithatë, kjo ende nuk është saktësuar. “Ke folur për ato lekët?”. “Kur do i marrim ato lekët?” Këto janë disa nga bisedat e zbardhura mes tyre, menjëherë pas vrasjes.

KAMERAT DHE DESHMITARET

Nga verifikimi i më shumë se 50 kamerave të sigurisë, që nga rruga “Zef Jubani”, ku ndodhi vrasja në Tiranë, përgjatë unazës, te “Pallati me Shigjeta” e deri te Liqeni i thatë, Policia ka zbardhur rolet e të arrestuarve dhe personit në kërkim. Makina me të cilën kanë lëvizur atentatorët ka qenë tip “Mercedes Benz” ngjyrë gri dhe është në pronësi të të kërkuarit Klodjan Bane.

Makina rezulton me dokumentacion të rregullt, e regjistruar në Fier, por në momentin kur është kryer vrasja, makinës i ishin vendosur targa false. Por ka qenë pikërisht vendosja e këtyre targave, pak para vrasjes, që ka zbuluar autorët. Ky moment është fiksuar nga një kamera sigurie dhe, sipas të dhënave, dyshohet se ka qenë vetë atentatori që ka bërë ndërrimin.

Por sikur të mos mjaftonte vetëm ky gabim, në momentin kur ka shkrepur armën ai ka qenë i pamaskuar dhe disa dëshmitarë kanë arritur t’i shohin fytyrën. Madje, në një moment ai edhe u është hakërryer atyre, në formë presioni se përse po e shihnin. Njëri nga të arrestuarit, Elsi Levendi, ka qenë personi që ka ndjekur në këmbë Jurgen Kurtin deri pranë banesës, duke sinjalizuar më pas 2 personat e tjerë që ishin në makinë, atentatorin dhe bashkëpunëtorin. Personi i katërt ka pritur në këmbë në hyrje të rrugicës për të parë lëvizjet në zonë.

Jurgen Kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.