Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kur do largoheni nga politika? Dash Shehi: Do ta provoj edhe njëherë në 2025

23:39 / May 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dashamir shehi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej vitesh tashmë është aktiv në politikën shqiptare dhe deputet në Parlament. Ai thotë se beteja e opozitës, prej disa vitesh tashmë, është të rrëzojnë nga pushteti Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste.

Por kur do të largohet nga politika? Dashamir Shehi, kryetar i LZHK, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ shprehet se do të provojë edhe njëherë betejën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Por ai thotë se nga politika nuk janë larguar fillimisht as drejtues të partive që kanë mbajtur dhe detyra të larta shtetërore, si President apo Kryeministër.

Besard Jacaj: Kur e keni në plan z.Shehi të tërhiqeni nga politika?

Dashamir Shehi: Do ta provoj dhe njëherë tani në 2025. Kam shpresën e Zotit që do më dëgjojnë disa në qoftë se i dëgjojnë ato idetë e mia, në qoftë se do gjej ortak në Parlament. Po në qoftë se do gjej ortak te populli shqiptar, ky sherri i partive nuk është se më ashtu shumë mua se unë e kam bërë ndarjen time me kolegët opozitar të PD në vitin ’97 dhe nuk kam ndërmend të bashkohem për këtë punë. Dhe unë nuk jam prej atyre që them u ça PD-ja. Nuk është nëna ime PD-ja, nënë kam Shqipërinë unë. PD është një parti politike që si gjithë partitë e tjera mund të ndahet, mund të bashkohet, Shqipëria do jetojë. Në Shqipëri ka ndaluar evolucioni politik.

Besard Jacaj: Po sepse jeni ju që në vitin 1992 edhe shumë të tjerë kolegë tuaj.

Dashamir Shehi: Po tani unë e kam fajin që nga ’96 nuk jam më në pushtet?

Besard Jacaj: Po jeni në Parlament.

Dashamir Shehi: Nuk të shqetësojnë këta të tjerët që kanë qenë presidenta, kryeministra.

Besard Jacaj: Jeni në Parlament. Keni mbështetur z.Basha për shumë vite, keni mbështetur dhe forca të tjera.

Dashamir Shehi: Po si duhet t’ja bëjmë? Të ikim ne që…

Besard Jacaj: Ta provojë dikush tjetër. Nëse për 10 vjet nuk e keni mundur dot Edi Ramën, mendoj që ka ardhur koha ta provojë dikush tjetër.

Dashamir Shehi: Këtu s’po ikin ata që janë në krye të partisë më të madhe, kanë qenë kryeministra, presidenta, ti thua të ikësh ti. Po iki unë mor, a e zgjidh kjo Shqipërinë? A e mundni ju Edi Ramën pa ju se ndoshta ju pengokam unë.

Dashamir Shehi largimi politika
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abilekaj ia thotë troç Salianjit: Nëse nuk merrni dot përgjegjësi si opozitë, më mirë ikni fare!

22:59 / November 17, 2025

Protesta e PD, Curri debat me Boçin: “Ju Ramën nuk e rrëzoni dot, duhet të prisni degët”

22:20 / November 17, 2025

Nëntori i Braktisjes së Berishës

22:00 / November 17, 2025

Spahiu: Çdo protestë e dështuar e Berishës, forcon pushtetin e Edi Ramës

21:00 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.