Kryeministri, Edi Rama, deklaroi në një intervistë për Ora News se nuk dihet ende sesa do të zgjasë lufta me koronavirusin.Rama tha se duhet të jemi strategjik për të mos hedhur hapa të ga
‘Nuk e dimë sa zgjat kjo luftë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm, që të mos hedhim hapa të gabuar ndërkohë që burimet në dispozicion nuk janë të kufizuara Duhet të jemi strategjik për të mos hedhur hapa të gabuar. Ndërkohë që burimet nuk janë të pakufizuara dhe me ato burime do të duhet të mbajmë të gjithë luftën. Çdo gjë ka kohën e vet dhe këtë me mua duhet ta kishit mësuar. Ju kam thënë që çdo gjë në kohën e vet. Po diskutojmë dhe kur të jemi gati do të bëjmë publik çdo hap që do të hidhet për më tutje.-tha Rama.
Kryeministri tha se ky 10 ditësh është përcaktues.
Edi Rama: Kemi 10 ditë për të ndjekur dinamikën. Ky dhjetë ditësh ka goxha peshë në përcaktimin e profilit që ka lufta jonë, të thellësisë së penetrimit të armikut.
Skenari tjetër?
Duke folur mbi skenarët e mundshëm, Rama se po shqyrtohen të gjitha mundësitë.
Edi Rama: Ne i kemi menduar të gjitha, sepse me këtë punë merremi edhe kur ju duhet të pushoni pak, sepse edhe ju rrini në punë dhe në shërbim të misionit tuaj. Ne i mendojmë që të gjitha the mbi këtë bazë marrim edhe vendimet tona.
Si do të rikthehet vendi në punë?
Për mundësinë se kur vendi mund ti kthehet normalitetit, Kryeministri vlerëson se është ende herët për të folur për këtë.
Edi Rama: I kemi të gjitha idetë, por edhe njëherë nuk mund të flasim sot për atë që do të ndodhë nesër. Dua të jemi të përqëndruar tek dita që kemi përpara. Kjo luftë bëhet nga gjithkush. Ne e kemi detyrën të mendojmë se çdo bëhet nesër. Ato që do të bëhen nesër, ne do ti themi nesër.