Eugena Tomini,ministre e Shëndetësisë ka deklaruar se vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për rikthimin e maturantëve në shkolla lidhet me faktin se ka pasur një trend në rënie sa i takon pandemisë COVID-19.
Sipas zv. ministres së Shëndetësisë, masat nuk mund të lehtësohen sepse nëse situata njeh një përvijim në rritje atëherë do të ktheheshim sërish hapa mbrapa sa i takon menaxhimit të pandemisë.
“Është shumë e rëndësishme të përvijojmë duke pasur një ndërgjegjësim të lartë, duke pasur shërbim spitalor, dhe tepër e rëndësishme kjo, përkundrejt popullatës në kohën e duhur por dhe evidentimin e rasteve në kohë. Prandaj masat merren në mënyrë të përshkallëzuar dhe qëndrojnë në masa lehtësuese në mënyrë të ngadalshme, jo në mënyrë të menjëhershme,” – u shpreh Tomini.
