Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Kur do të tërhiqet nga futbolli Ronaldo? Ja çfarë thotë Georgina

20:01 / September 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
georgina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk do të luajë më për një klub të madh evropian dhe nuk do të garojë në kampionatet prestigjioze të klubeve të krijuara nga UEFA, por qershorin e kaluar Cristiano Ronaldo mori pjesë në një tjetër kampionat evropian me Portugalinë e tij, duke u ndalur vetëm përballë Francës, në çerekfinale, pas goditjeve të penalltive.

Pasi e mbylli Evropianin, CR7 u kthye në Arabinë Saudite për t’u ribashkuar me Al Nassr. Në ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, CR7 shënoi edhe dy gola kundër Kroacisë dhe Skocisë (të dyja ndeshjet të fituara nga Portugalia).
Me pak fjalë, kampioni portugez nuk ndalet kurrë. Dhe me rastin e publikimit të episodeve të reja të serialit të Netflix “Unë jam Georgina”, kushtuar bashkëshortes së tij, u shfaqën kuriozitete të reja për karrierën e Cristiano Ronaldos.

“Kur Cris më tha se do të luante për Al-Nassr, u ndjeva shumë e lehtësuar, sepse mezi prisja të largohesha nga Manchesteri. E dija që na prisnin gjëra të mëdha dhe të gjithë ishim super të motivuar. Isha shumë e lumtur që kalova në Arabia Saudite”, deklaroi parnerja e CR7.

Ndërsa për fundin e mundshëm të karrierës së 39-vjeçarit, pesë herë fitues i Topit të Artë, Georgina theksoi:
“Është e pabesueshme edhe sot të shohësh se si futbolli ende e motivon atë si ditën kur e takova. Ai gjithmonë do të japë gjithçka. Kur njerëzit më pyesin se kur do të pensionohet Cristiano, i them vetes se mund të tërhiqet në moshën 50-vjeçare”.

futbolli georgina Ronaldo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh: Respekt për ato që ke arritur, të përqafoj

22:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.