Marrëdhëniet nuse-vjehrrë janë shpesh në qendër të diskutimeve përsa i përket stereotipeve të ndërtuara në të kaluarën dhe atyre sot.
“Të kërcënuara” nga njëra-tjetra, por në fakt është një marrëdhënie komplekse në vetvete. Në qendër është ai, djali. Nëna mendon se nusja po ia merr vëmendjen, e kjo e fundit nga ana e saj mendon se nëna ndërhynë tepër. Epo tani, kjo marrëdhënie mund të ishte mëse normale nëse të dyja palët e dinë vendin që i takon dhe shpesh u duhet të bëjnë dhe tolerime.
Fatkeqësisht ka nuse dhe vjehrra që nuk kanë ditur të bëjnë këtë ndarje, por bëhen “trashëgimtare” të këtyre steriotipeve, ashtu sikurse ka edhe të tjera që ia kanë dalë me sukses që të ndërtojnë një marrëdhënie të shëndoshë mes tyre, por edhe duke përçuar edhe një mesazh të rëndësishëm, që vjehrra mund të jetë një ditë mami yt, apo nusja mund të bëhet vajza jote.
Në showbizin shqiptar ka dyshe simpatike nuse-vjehrrë që jo vetëm shkojnë mirë me njëra-tjetrën por dhe janë të dashura për publikun.
Shihni fotogalerinë!


