Djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian, Mason Disick duket se është rritur kaq shumë nga video e tij më e fundit e publikuar në “TikTok”. Ai ka ndarë me të gjithë një video ku shfaqet duke kërcyer me muzikë së bashku me mamanë e tij, e cila e shoqëron njësoj në çdo lëvizje.
Ajo çfarë bie në sy nga pamjet është ngjashmëria e madhe e djalit me babain e tij, Scott Disick, teksa ndjekësit në “Instagram” kanë lënë komente nga më të ndryshmet. Ata e kanë komplimentuar Kardashian për kujdesin ndaj fëmijëve, duke theksuar faktin se duken si shokë bashkë.
Kujtojmë se Kourtney është mamaja e tre fëmijëve, Mason, Penelope dhe Reign.