Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Kur më vdiq babai, hoqa vëthin”, Rama tregon si e përjetoi dhimbjen nga Parisi

13:02 / December 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kristaq dhe Edi rama 1980
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ishte sot në familjen e Fatmir Gjanës në Durrës, që humbi bashkëshorten, Xhuljetën, nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Fatmir Gjana tregoi momentet e tmerrit, kur ra tërmeti, se si bashkëshortja kishte vrapuar për të dalë jashtë, ndërsa ai ishte bllokuar te dera e dhomës, ku për fat të mirë u nxor i gjallë nga rrënojat pas 24 orësh, ndërsa gruaja e tij nuk ja doli dot.

Këtu, Rama ndërhyri për të thënë se kur bie tërmet, nuk duhet të dalësh kurrë jashtë, pasi rrezikon më keq. Ai rikujtoi një tërmet të fortë, që ka rënë kur ai ka qenë i vogël, sesi babai i tij, Kristaq Rama, i kishte shpëtuar së bashku me të vëllanë, Olsin, duke i mbajtur te dera.

Më tej, Rama tregoi se ka pas marrëdhënie shumë të afërt me babanë e tij, ndërsa tha se kur ka marrë vesh lajmin për vdekjen e tij nga Parisi, ka hequr edhe vëthin.

Biseda:

Rama: Nuk duhet të dalësh jashtë, kur bie tërmet. Ishim të vegjël kur ra një tërmet. Më kujtohet, Kristaqi i shkret më kapi mua dhe Olsin te dera.

Gjana: Ky ishte shumë i fortë dhe u këputën katet e para. Katër kate ranë si me rënë një kuti.

Rama i drejtohet djalit të Fatmirit: Më hoqe mallin e vëthit tim. Kam pas vëth edhe unë, e hoqa kur më vdiq babai, isha në Paris, dhe kishim shumë marrëdhënie të afërt, por unë do nisesha të nesërmen se nuk kishte avion, dhe kam ndenjur nga stresi nuk e di se sa orë, kam hequr mjekrën pa shkumë fare, hoqa vëthin dhe u bëra si njeri normal, se më parë quhesha jo normal, dhe erdha për varrimin. Pastaj, ditën e varrimit u bëra ministër, ishte koiçidencë.

Gjana: Dje shkova në punë, më shikonin.

Rama: Duhet të bëhesh i fortë se ke fëmijë. Edhe djali do i bëjë së shpejti, sapo të zgjedhë, kur të zgjedhë, se mesa shoh ka shumë e s’di kë të zgjedhë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në trafikun ajror, Karakaçi inspektim në Albcontrol: Masa të shtuara për sezonin veror

13:15 / August 10, 2026

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.