Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë Belinda Balluku bëri të ditur se punimet për aeroportin e Vlorës do të nisin brenda 14 muajsh. Ajo tha se do të ketë një studim mjedisor dhe arkeologjik të zonës.
“Punimet nisin brenda 14 muajsh, do të ketë një fazë përgatitore përsa i përket studimit pasi është një aeroport që do ngrihet sipas kërksave dhe kritereve europiane dhe kompania do të bëjë studim të detajuar mjedisor dhe arkeologjik që do të bëhet në bashkëpunim me shtetin shqiptar dhe Institutin e Arkeologjisë, më pas 8 muaj do të jenë në dispozicion për krijimin e kushteve paraprake dhe dorëzimi përfundimtar i masterplanit, projektit dhe planit të financimit dhe 6 muaj për marrjen e lejeve të nevojshme”, tha ajo.