Prej momentit që COVID-19 u shfaq në Shqipëri u ndërprenë një sërë emisionesh televizive, e mes tyre dhe programi mjaft i ndjekur i “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel.
Pas kaq javësh pushim ndjekësit e programit kanë këmbëngulur të dinë se kur do të rinisë programi, dhe ka qenë vetë autorja Arbana Osmani e cila duke publikuar foto gjatë xhirimeve ka bërë dhe njoftimin.
“Për të gjithë ata që më pyesin çdo ditë, çdo orë e çdo minutë @duatetebejtelumtur.tch do të kthehet në ekran sapo situata të jetë qetësuar dhe kushtet të jenë të favorshme dhe ambjenti i sigurt për personazhet dhe punonjësit tanë”, ka shkruar Osmani krah postimit të fundit.
Arbana nuk ka zbuluar një datë konkrete, megjithatë ndjekësit po e presin me padurim rikthimin e ‘Dua të të bëj të lumtur’ në ekran
